
Fjalët e para të Allegrit si trajner i Juventusit. Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Juventusit.
Massimiliano Allegri tashmë ka nënshkruar kontratën e tij me Juventusin.
Allegri ishte në qytetin e Livornos për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ndeshja dedikohej Armando Picchit, ish-trajnerit të Juventusit i cili u zhduk 50 vite më parë.
Pas ndeshjes, ai u pyet për aventurën e tij të re tek Juventus.
“Sot do të kthehem në shtëpi”, deklaroi fillimisht ai.
Ndërsa gazetarët e pyetën se “Çfarë Allegri do të gjejmë tani tek Juventusi”?
“Çfarë Allegri do gjeni? Dy vite më të vjetër!”, përfundoi Massimiliano Allegri.