Allegri e do me çdo kusht transferimin e yllit të Milanit te Juventus

17:38 | 30 Maj 2021

Rikthimi i Allegrit: Dritë jeshile për transferimin e yllit të Milanit.

Rikthimi i Massimiliano Allegrit në stolin e Juventusit ka bërë që drejtuesit e skuadrës të përpilojnë një plan të ri për merkaton e verës.

Mirëpo një gjë nuk ka ndryshuar, dëshira e Biankonerëve për transferimin e mesfushorit të skuadrës së Milanit, Hakan Calhanoglu, raporton Calcio Mercato.

27 vjeçari pritet të largohet nga San Siro këtë verë me parametra 0 për shkak se kontrata e tij është duke skaduar dhe nuk është arritur një marrëveshje rinovimi.

Liverpool është gjithashtu në garë për turkun mirëpo me ardhjen në stol të Allegrit, Juventus duket favoritja e madhe për të fituar këtë garë.

Komento: