Allegri i kthen përgjigje Romës, akordi afër

12:11 | 23 Janar 2021

Allegri i kthen përgjigje Romës, tani mbetet në dorën e Giallorosëve angazhimi i tij.

Massimiliano Allegri i ka kthyer Romës përgjigje për ta marrë drejtimin e klubit.

Skuadra kryeqytetase ka pësuar dy humbje radhazi, në derbi nga Lazio 3-0 dhe është eliminuar nga Kupa e Italisë ku pësoi në Olimpico nga Spezia 2-4.

Këto dy humbje kanë bërë që të lëkundët posti i trajnerit portugez Paulo Fonseca.

Drejtuesit e Romës kanë kontaktuar emra si Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri e Luciano Spalletti për ta marrë drejtimin e klubit.

Tekniku toskan Allegri mbetet favoriti nga drejtuesit e Romës dhe ai tanimë i ka kthyer përgjigje.

Allegri ka kërkuar pagë vjetore prej shtatë milionë eurove në sezon si dhe garanci për transferimet e verës.

Mediat italiane kanë raportuar se Allegri i ka premtuar kryeqytetasve se Roma mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve me futbollistët që ka, por për titull nuk ka dhënë garanci këtë vit.

Gjithsesi presidenti i Romës, Dan Friedklin ka mbetur t’i kthejë përgjigje trajnerit italian pasi Fonseca ka rastin e fundit sot në ndeshjen mes Romës dhe Spezias në kuadër të Serie A.

Komento: