Allegri jep lajmin e madh për tifozët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Allegri jep lajmin e madh për tifozët

21:25 | 14 Dhjetor 2018

Juventusi ka konfirmuar se operacioni i gjurit, Joao Cancelo ishte plotësisht i suksesshëm, kështu që ai duhet të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm përcjell ORAinfo.

Trajneri, Massimiliano Allegri konfirmoi sot se portugezi kishin lënduar meniskusin e tij, duke parashikuar se do të kthehej pas pushimit të dimrit në fund të janarit.

“Sot, Joao Cancelo ka bërë një intervenim në gjurin e tij të djathtë”, njoftoi një deklaratë në faqen zyrtare të Bianconerëve.

“Operacioni, i kryer nga Profesor Roberto Rossi, një konsulent për Juventus dhe J-Medical, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit Dr. Claudio Rigo në Clinica Sedes Sapientiae ishte plotësisht i suksesshëm.

“Prej ditës së nesërme, Cancelo do të fillojë kujdesin rehabilitues”, thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: