Allegri në bisedime me Romën.
Raportet e shumta në Itali bëjnë të ditur se trajneri Massimiliano Allegri, është takuar me drejtuesit e Romës, dhe ai do të jetë favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës nëse Paulo Fonsenca shkarkohet.
Thuhet se ish trajneri i Milanit dhe Juventusit ka pasur një takim me pronarët e ri të Romës këtë javë.
Ai më parë ka qenë i rezervuar në idenë e bashkimit me Romën, por duket se tani është i hapur për idenë.
Allegri ka fituar titullin e Serie A si me Milanin ashtu edhe me Juventusin, me këta të fundit e ka bërë pesë herë radhazi.
Italiani është përmendur edhe si kandidatë për t’u ulur në stolin e PSG-së.