Allegri po e mëson anglishten, po transferohet të gjiganti i Premierligës

08:51 | 07 June 2019

Masimiliano Allegri ka nisur ta mësoj mirë gjuhën angleze.

Kjo pasi, Chelsea, Tottenham dhe Manchester United kanë shfaqur gatishmeri për ta transferuar trajnerin italian.

Sipas asaj që është raportuar nga ‘Chi’ e përjavshmja italiane, ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri po merr mësime në anglisht dhe spekulimet rriten se e ardhmja e tij është në Angli, përcjell ORAinfo.

Raportet kanë sugjeruar se ka një numër pretendimesh të Premier Ligës për trajnerin e Bianconerëve të nisur kohët e fundit; me Tottenham Hotspur, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City të gjithë thuhet se janë të interesuara për trajnerin italian.

Chelsea mund të jetë favoriti, pasi Maurizio Sarri pritet ta pasoj Allegrin në Juventus. Spurs, ndërkohë, janë në një barkë të ngjashme nëse Mauricio Pochettino do të largohet nga klubi.

Po ashtu interesim për Allegrin kanë shfaqur edhe dy gjigantët Man Utd, dhe Man City. Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për transferimin e Allegrit. /ORAinfo/

Komento: