Allegri po largohet nga Juvventus? Flet trajneri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Allegri po largohet nga Juvventus? Flet trajneri

20:37 | 14 Shkurt 2019

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka folur rreth të ardhmes së tij me këtë skuadrër.

Kontrata e Maxi Allegrit përfundon në qershor të vitit 2020, dhe ai është folur se mund të kalojë në Real Madrid apo në Manchester United.

Por, Allegri nuk ka dhënë ndonjë siguri se cila do të jetë e ardhmja e tij, përtej sezonit të tashëm.

“Asgjë nuk është e sigurt. Kam qenë këtu tek Juventus për pesë vite dhe jam i lumtur. Kam kontratën dhe jam i lumtur” ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Jam i fokusuar në të tashmën dhe qëllimi im është ky sezon. Kemi fituar Superkupën, tani duhet të fitojmë Serie A dhe Ligën e Kampionëve” ka thënë ndër të tjerash italiani.

Këto fjalë, Allegri i ka thënë para sfidës që Juventus e luan në fundjavë me Frosinonen, në kuadër të Serie A.

Komento: