Allegri pranon se ka pasur probleme me këtë futbollist

17:54 | 19 Prill 2019

Allegri ka pranuar se ka pasur probleme me një futbollist.

Gjatë konferencës së shtypit, para ndeshjes Juventus-Fiorentina, Massimiliano Allegri foli edhe për disa probleme, që duhej t’i përballonte gjatë sezonit.

Mbrojtësi Benatia i cili në janar kërkoi transferimin për në Katar, tek Al-Duhail, duket se e kishte vendosur shumë më herët se çfarë do të bënte.

“Nga 1 dhjetori deri më 31 janar, pra dy muaj, Benatia nuk donte të dilte në fushë”, – shpërtheu Allegri. Në fakt, ndeshja e fundit e lojtarit në fjalë me fanellën bardhezi daton më 11 nëntor të vitit të kaluar, kur u pa në fushë në “San Siro”, kundër Milanit.

Komento: