Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri foli para mediave përpara përplasjes së nesërme kundër AC Milan.
Ai foli për shumë çështje, por refuzoi të flasë për nënshkrimin e ri të Milanit, Lucas Paqueta përcjell ORAinfo.
“Unë shpresoj se do të fitojmë nesër. Është e vështirë të dimë pse kemi humbur kaq shumë finale në vitet e fundit. Unë shpresoj se nesër do të jetë ndryshe.
“RONALDO – ” Ai është një vlerë e shtuar dhe ne duhet ta përdorim atë. Juventusi luajti finalet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër klubeve më të mira në botë, ne kemi bërë mirë në katër vitet e fundit “.
“CANCELO – “Ai është i aftë, De Sciglio gjithashtu. Nesër unë do të vendos. Të pesë mesfushorët janë të aftë “.
“PAQUETA ‘- “Unë kam qenë i zënë duke parë lojtarët e mi, nuk kam pasur kohë ta shoh atë. Nuk dua të flasë për të. Gattuso do të vendosë për të “.
HIGUAIN – “Unë pres që ai të jetë i fokusuar. Ai do të donte të luante një lojë të madhe, ne duhet ta kufizojmë atë “.
“RAMSEY – “Ai është lojtar i Arsenalit, nuk flas për lojtarë të tjerë”, ka thënë Allegri./ORAinfo/