Allegri s’është “normal”, ofron Dybalan plus 50 milionë për yllin e Liverpoolit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Allegri s’është “normal”, ofron Dybalan plus 50 milionë për yllin e Liverpoolit

11:12 | 13 Shkurt 2019

Juventusi njoftohet se planifikon një mega-ofertë për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, dhe do të ofrojë Paulo Dybala plus 50 milion euro për të raporton Tuttosport përcjell ORAinfo.

Salah luajti kundër Juventusit duke luajtur për Fiorentinën në vitin 2015, duke shënuar dy herë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe duke dënuar Juve me një humbje të rrallë në shtëpi.

Gjigandët e Serie A janë të prirur për të rritur më tej profilin e tyre global dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë Dybala, një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror, në mënyrë që të ulin çmimin e tronditshëm të Liverpool prej 200 milion euro./ORAinfo/

Komento: