Allegri synon Scudetton, Milan transferon katër yje

23:00 | 19 Mars 2026

Milan ka hartuar një plan agresiv për të ripërtërirë bërthamën e ekipit me lojtarë të klasit botëror.

Nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, klubi nga Milano po synon lojtarë specifikë në çdo pozicion në fushë.

Qëllimi është të rimarrë titullin e Serie A dhe të bëhet një forcë e madhe në garat evropiane.

Sipas mediave, për të arritur këtë rritje të cilësisë, bordi i klubit po shqyrton katër emra.

Reparti i mbrojtjes:

Në repartin defansiv, Allegri ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e Kim-Min Jae nga Bayerni, ndërsa opsioni tjetër është Mario Gila nga Lazio. Për krahët e mbrojtjes Allegri ka kërkuar transferimin e Andrea Cambiassos nga Juventusi.

Mesfusha:

Në mesfushë Milan është duke ndjekur Leon Goretzkan dhe Sergej Milinkovic Savic. Rosonerët do ta transferojnë njërin nga kjo dyshe.

Reparti i sulmit:

Për repartin ofansiv, Milan synon transferimin e Mateo Reteguit ose Moise Kean.

Ideja e klubit është të ndërtojë një skuadër më dinamike dhe më agresive. Kombinimi i stabilitetit, energjisë në mbrojtje dhe kreativitetit në fazën sulmuese mund ta bëjë Milanin edhe më konkurrues në Itali dhe Evropë.

Nëse këto lëvizje realizohen, Milani mund të ndërtojë një ekip që jo vetëm dominon Serie A, por edhe rikthehet seriozisht në garën për Champions League.

Komento: