Allegri te Chelsea? Mësohet e verteta

22:50 | 25 Janar 2021

Chelsea nuk e kontaktoi asnjëherë Allegrin.

Gazetari i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano raporton se Chelsea ‘kurrë nuk kontaktoi Max Allegrin’ pasi Thomas Tuchel është në prag të transferimit në Stamford Bridge për të zëvendësuar tashmë të shkarkuarin Frank Lampard.

Allegri, i cili fitoi 11 trofe në periudhën e tij pesë-vjeçare në Juventus, u shkarkua nga “Zonja e Vjetër” në verën e vitit 2019.

Ai ishte lidhur me një numër të klubeve të mëdha evropiane gjatë vitit të kaluar, por ai nuk është kthyer në aksion ende.

PSG, Inter dhe Manchester United u përfolën si destinacione të mundshme për trajnerin italian i cili tani raportohet të jetë shënjestër e Romës, nëse Paulo Fonseca përballet me shkarkimin.

Sipas gazetarit të Sky Italia, Fabrizio Romano, Chelsea, i cili tani ka shkarkuar trajnerin e tyre Frank Lampard, nuk e ka kontaktuar kurrë Allegrin për t’i ofruar punë në “Stamford Bridge”.

Ish-trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel pritet të transferohet në Londrën e Jugut për të zëvendësuar legjendën e Chelseas.

Komento: