Allegri te klubi i serie C, Berluskoni befason me këtë deklaratë

22:25 | 20 Maj 2019

Nga dita e hënë Massimiliano Allegri do të jetë i papunë.

Pas 5 vitesh me Juventusin, trajneri 51-vjeçar do të largohet, ndërkohë që e ardhmja e tij është ende në dilemë.

Ditët e fundit ka nisur si një shaka ideja që trajneri kampion të bashkohet sërish me Silvio Berlusconi, aktualisht president i Monza. Ekip që militon në Serinë C italiane.

“Allegri te Monza? Jeta më ka mësuar që asgjë nuk është e pamundur. Kurrë mos thuaj kurrë edhe pse jo çdo gjë varet nga mua. Nëse ai dëshiron… E përgëzoj për suksesin e jashtëzakonshëm te Juventusi”, tha Berlusconi, transmeton telesport.

Max Allegri ka drejtuar Milanin në sezonet 2010-2014, duke fituar edhe një titull kampion në Serinë A në sezonin e tij të parë (2011) si dhe një Superkupë të Italisë. Asokohe, Silvio Berlusconi ishte president i kuqezinjve.

Komento: