Allegri thyen heshjen, më në fund flet për të ardhmen e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Allegri thyen heshjen, më në fund flet për të ardhmen e tij

19:05 | 15 Maj 2019

Duket se Allgeri më në fund ka vendosur që të flas për të ardhmen e tij.

Trajneri Massimiliano Allegri ka arritur në kampin stërvitor të Juventusit, për ta mbajtur takimin e shumëpritur dhe të diskutuar me presidentin e “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnellin.

Corriere dello Sport raporton se Massimiliano Allegri arriti në kampin e Juventusit, Continassa, në mesditë. Ndërsa, presidenti i klubit, Andrea Agnelli, kishte shkuar atje pesë orë më parë.

Megjithatë, ai fillimisht do të duhet ta mbajë seancën stërvitore me skuadrën e tij për ndeshjen e së dielës kundër Atalantas, në kuadër të Serisë A. Kështu që takimi i tyre mund të mos zhvillohet deri në mbrëmje.

Ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati i këtij takimi, megjithatë gazeta e madhe italiane, Corriere dello Sport, pret që aty të jenë të pranishëm vetëm trajneri dhe presidenti, e jo edhe drejtuesit e tjerë të klubit.

Në këtë takim, dyshja do të diskutojë për të ardhmen e Allegrit në klub, pasi që atij i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij.

Së fundi është raportuar se Juventusi e ka përpiluar një listë me trajnerë që mund ta zëvendësojnë Allegrin në pozitën e trajnerit në Torino.

Megjithatë, në këtë takim do të diskutohet edhe për planet për afatin kalimtar të verës, pasi që Juventusi dëshiron ta përforcojë skuadrën edhe më tutje, me qëllimin për të triumfuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes tjetër italiane, Tuttosport, njeriu që do ta zëvendësojë Allegrin është trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, i cili e kishte mbajtur këtë rol edhe në të kaluarën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!