Allegri zbulon se si do ta mposht Ajaxin

21:40 | 09 Prill 2019

Juventusin nesër e pret një ndeshje e vështirë kundër Ajaxit.

Champions League është synimi kryesor këtë sezon për Juventusin. Bardhezinjtë kanë një provë delikate ndaj Ajaxit në çerekfinalet e Champions League, teksa dueli i parë do të luhet në “Amsterdam Arena”.

Trajneri Massimiliano Allegri ka dhënë lajme pozitive në prag të ndeshjes, teksa Cristiano Ronaldo do të jetë në fushë nga minuta e parë, por do të bëjë pa Chiellinin dhe Emre Can.

“Ronaldo është stërvitur me ekipin dhe do të jetë në dispozicion, nëse nuk do të ndodhë ndonjë gjë, do ta nisë titullarë. Nesër do të jetë një ndeshje që do ta luajmë me kurajo, duhet të luajmë në sulm. Nuk mund të mendojmë që të mos shënojmë gol. Ndodh pak herë që të përmbysësh ndeshje si ajo ndaj Atleticos”.

Formacioni- “Ekipi është mirë, kemi katër ditë të rëndësishme. Duhet të hedhim bazat për kalimin e turit dhe më pas do të luajmë për kampionatin në Ferrara. Për ne Ajax është një test i rëndësishëm. Më vjen keq që nuk do të kemi Chiellinin dhe Emre Can, ndërkohë që të tjerët janë mirë. Në qendër të mbrojtjes do të luajë Rugani.

Do të luajmë për të pasur zotërimin e topit, ndërkohë që kur ta kenë ata duhet të bëjmë mirë në fazën difensive. Lojtarëve nuk i kam kërkuar asgjë në veçanti, thjesht u kam kërkuar që të besojmë te pikat tona më të forta dhe të jemi agresivë. Do të jetë një ndeshje e hapur, dhe duhet të jemi të zotë për të sulmuar hapësirat.

Dybala? Është një futbollist i madh, që ka numra të mëdhenj. Ka bërë një stërvitje shumë të mirë, dhe është gati për të demonstruar vlerat e tij në futbollin botëror”, deklaroi Allegri.

Komento: