Allgeri “rehatohet” te gjiganti i madh

19:47 | 04 Qershor 2019

Allegri mund të përfundojë si trajner i Chelseas.

Pas Antonio Contes, Chelsea hedh sytë sërish nga një ish-teknik i Juventusit. Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, i cili duket se ka ngjallur interesin e klubit londinez.

Largimi nga bardhezinjtë i hap udhë një transferimi të tij në “Stamford Bridge”, madje sipas “Star Daily”, tekniku italian ka pohuar zërat që e dërgojnë te Chelsea.

Sipas këtyre burimeve, ai i ka thënë njerëzve të tij të afërt se një kontratë me anglezët do të ishte e përkryer për të. Allegri shihet si pasuesi i Maurizio Sarrit te Chelsea, me ish-trajnerin e Napolit që i ka ditët e numëruara në Londër.

Komento: