Alma Lama rikthehet sërish, kandidon për deputete me këtë parti

20:41 | 16 Janar 2021

Rikthehet Alma Lama në listën e LDK-së.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama i është rikthyer politikës duke kandiduar për deputete e Kuvendit të Kosovës. Lama do të garojë si pjesë e listës së LDK-së.

Ish-deputetja e VV-së dhe LDK-së ishte emëruar ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi votoi në Kuvend zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Meqë Thaçi nuk kishte votat e mjaftueshme, vota e Lamës ishte domethënëse.

Po Thaçi, dy vjet më vonë kishte shkarkuar Lamën nga kjo pozitë, vendim për të cilin ajo ishte ankuar disa herë.

Komento: