Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë bërë prindër për herë të parë.
Raportohet se Almeda solli në jetë djalin sot rreth orës 05:00.
Foshnja lindi me peshë prej 3 kilogramë dhe 285 gramë, 50 cm i gjatë.
Çifti kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin, Efehan.
Tani e kanë bërë edhe postimin e parë modelja dhe aktori me djalin e tyre në krahë. Kaq të lumtur po duken ata.