Almeda Abazi dhe aktori i njohur, Tolgahan Saisman para pak javëve janë bërë prindër për herë të parë.
Është vogëlushi me emrin Efehan ai që u dha epitetin nënë dhe baba çiftit, përcjell ORAinfo.
Pasi u bë nënë atë e kemi parë të jetë tejet aktive në rrjete sociale me postime të shumta.
Së fundi, ajo ka publikuar një foto ku shihet se ka dalë për herë të parë me shoqe pasi lindi djalin dhe pamja e saj mori gjithë vëmendjen./ORAinfo/