Almeda me djalë dalin nga spitali, ky detaj merr gjithë vëmendjen

15:22 | 08 May 2019

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë bërë prindër për herë të parë, përcjell ORAinfo.

Almeda solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Efehan, emër të cilin e kishin përzgjedhur që në muajt e parë të shtatzënisë së Almedës.

Çifti janë fotografuar së fundi duke u larguar nga spitali,k teksa Tolga shihet me foshnjën në duar.

Që të dy, si Almeda ashtu edhe aktori dukeshin tejet të lumtur e me buzëqeshje në fytyrë. /ORAinfo/

Komento: