
Almeda Abazi dhe aktori i njohur, Tolgahan Saisman para pak javëve janë bërë prindër për herë të parë.
Është vogëlushi me emrin Efehan ai që u dha epitetin nënë dhe baba çiftit, përcjell ORAinfo.
Almeda është përherë shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon shumë ndjekës.
Sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet se ka marrë si dhuratë një pikturë të saj dhe të djalit të vogël./ORAinfo/

