Almeda në zi, humb njeriun e dashur

20:52 | 16 Shtator 2021

Almeda ka marrë sot një lajm të zi.

Almeda Abazi ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes, gjyshin.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ajo, përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një foto së bashku me të.

Almeda e ka shoqëruar foton me disa fjalë tepër të ndjera.

“Ah o gjysh ah! Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar modelja tepër e prekur.

Kujtojmë që shumë vite më parë, Almeda humbi një prej personave më të dashur për të, babain. Ajo herë pas here e kujton të atij përmes postimeve në rrjetet sociale, ku tregon sa e ndjen mungesën e tij.

Komento: