
Ata janë çift shumë i dashur.
Që prej lindjes së vogëlushit, Almeda dhe Tolgahan i janë përkushtuar tërësisht të birit dhe janë shumë të lumtur që tashmë familja e tyre u bë me tre anëtarë.

Vazhdimisht në profilet e tyre në rrjete sociale, dyshja ndan momente me të voglin.
Madje, Tolga e ka bërë të birin pjesë të filmit të tij më të ri, ku Efehan shfaqet në një skenë si djali i Togla-s.
Sot, Efehan mbush plot 5 muaj që ka ardhur në jetë dhe në këtë ditë të shënuar, Almeda vendosi të ndante me ndjekësit në Instagram një ndër momentet më të veçanta me të birin.
Aktorja publikoi një foto ku shfaqet duke e ushqyer me gji të voglin për herë të parë pas ardhjes në jetë.

“Gëzuar javën e ushqyerjes me gji. Efehan është 5 muajsh sot.”- shkruan Almeda krahas fotos me të birin në krahë, ndërsa pranë tyre qëndron edhe Tolga.
