Alemda publikon foto me Tolgan dhe djalin e tyre.
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman më 5 maj janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuar me emrin, Efehan, shkruan rtv21.tv
Para pak minutash, Almeda në Instagram ka publikuar portretin e parë familjar të realizuar ditën e parë të lindjes së Efehanit.
Në fotografi modelja shihet më e emocionuar se kurrë, teksa sytë i ka të mbushur me lotë duke e mbajtur në duar vogëlushin e saj.
“Pas lindjes në prehrin tonë, momenti i parë kur e kemi mbajt melekun tonë“, ka shkruar Almeda në Instagram.
Kujtojmë se, Tolgahan dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.