Ata ditë më parë u bënë prindër për herë të parë.
Në mediat turke janë publikuar disa fotografi në të cilat, Tolgahani dhe Almeda shihen duke dal nga spitali me djalin e tyre.
Ata u u pyetën nga gazetarët se kujt i ngjan foshnja dhe Almeda u përgjigj: “Kur e pashë për herë të parë mendova se lindi Tolgahan. I thashë Sayisman që është identik si ti.
Njerëzit që erdhën për vizitë thanë të njëjtën gjë. Dhe grupet e gjakut i kanë njësoj AB.”
Aktori pak ditë më parë tha se lindja ishte e vështirë por për fat të mirë si nëna dhe foshnja janë mirë. “Ishte një përvojë e mrekullueshme. E kam përjetuar këtë pjesë edhe gjatë skenave të filmave por nuk është njësoj.”