Almeria bën befasinë, ndërpret ecurinë pozitive të Barcelonës

20:45 | 26 Shkurt 2023

Almeria e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Barcelonës, për t’ia ndërprerë ecurinë pozitive skuadrës katalunase që nuk dinte për humbje në La Liga. El Bilal Toure (24’) shënoi golin e vetëm për Almerian në këtë ndeshje

Almeria ka prishur ecurinë e Barcelonës pa humbje në La Liga në Vitin e Ri duke e mposhtur atë me rezultat 1-0.

Në rastin e parë Almeria në këtë ndeshje shënoi, ku El Bilal Toure mori një top nga Suarez dhe e goditi fuqishëm atë për të shënuar për rezultat 1-0.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Barcelona nuk arrinte që të kishte raste konkrete për shënim derisa Almeria ishte afër që të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 5-të shtesë të ndeshjes ku Embarba bëri një kalim të mirë në zonë ter – Stegen nuk e la atë të shënojë gol.

Me këtë fitore Almeria ngritët në vendin e 15 me 25 pikë, dy më shumë se Valencia që është në vendin e 17-të.

Bareclona pavarësisht humbjes mban vendin e parë me 59-të pikë, 7 më shumë së Real Madrid që që është në vendin e dytë.

Ndeshjen e radhës Almeria e luan kundër Villarreal derisa Barcelona luan kundër Valencias në shtëpi.

Komento: