Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas njoftimit të Albin Kurtit se do të vazhdojë si kryeministër në detyrë pas përfundimit të mandatit më 23 mars.
Ai për këtë është thirrur në nenin 29 të Ligjit për Qeverinë, por shumë ekspertë dhe opozita po thirren në nenin 26 në të cilin thuhet se anëtarët e qeverisë në detyrë që zgjedhën deputet, duhet të ofrojnë dorëheqje nga posti qeveritar.
“Albin Kurti po thotë s’kemi nevojë të japin dorëheqje, po thirret në Nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Bajrami në Facebook.
“Pyetja është çka me bë me Neni 26, par. 1. i po të njëjtit Ligj, ku fjalëpërfjalshëm thuhet: “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.” Alo Albulenë”, ka shkruar ajo.