Alonso arrin marrëveshje me gjigantin e madh

23:02 | 28 Maj 2022

Mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso, thuhet se tashmë ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për kushtet personale, pasi skuadra katalanase ka kërkuar ta nënshkruajë atë këtë verë.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë sërish një lojtar i rëndësishëm për Blutë gjatë sezonit 2021-22, duke bërë 46 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me pesë gola dhe gjashtë asistime në këtë proces, përcjell ORAinfo.

Kontrata e Alonso në Stamford Bridge do të skadojë qershorin e ardhshëm, megjithatë, dhe ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së tij në muajt e fundit.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, 31-vjeçari dëshiron të kthehet në Spanjë këtë verë dhe mbrojtësi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën./ORAinfo/

Komento: