Alonso pyetet për të marrë drejtimin e Liverpoolit, kjo është përgjigja e tij

20:40 | 26 Janar 2024

Jurgen Klopp njoftoi sot se do të largohet nga pozita e trajnerit të Liverpoolit në fund të këtij sezonit.

Trajneri gjerman është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, duke ia fituar klubit titullin në Premierligë, e po ashtu edhe Ligën e Kampionëve.

E njëri prej emrave të përmendur për ta pasuar Kloppin është Xabi Alonso, ish-futbollisti i Liverpoolit.

“Sinqerisht, nuk kam një përgjigje direkte (qesh). Jam i lumtur këtu momentalisht, kjo është e sigurt dhe e vetmja gjë që mendoj është Leverkuseni”, ishte përgjigja e Alonsos.

Komento: