Altea Hajrizi pëson humbje në EYOF.
Sportistët kosovarë kanë nisur garat në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Ishte Altea Hajrizi, që garoi sot, ku pësoi humbje nga austriakja, Johanna Corciova, 2:0 në sete (6-1) dhe (6-3), në rrethin e parë të garave individuale.
Sipas Komiteti Olimpik të Kosovës, për dallim nga EYOF-i i vitit të kaluar, Hajrizi këtë herë pati përmirësim më të madh, pavarësisht se nuk ia doli të fitojë meçin.
Altea do të garojë edhe në çifte dhe mikse.