“Alternativa” e Mimoza Kusar-Lilës garon në 6 komuna në zgjedhjet lokale

10:26 | 22 Korrik 2025
“Alternativa” e Mimoza Kusar-Lilës garon në 6 komuna në zgjedhjet lokale

Mimoza Kusari-Lila njoftoi se partia e vet “Alternativa” do të garojë edhe në zgjedhjet lokale – përkatësisht në gjashtë komuna.

Në tre prej këtyre gjashtë “Alternativa” do të garojë edhe për kryetarë komuna.

“Alternativa do të garojë në 6 komunave. Në tri edhe për kryetar”, tha ajo.

“Disa prej objektivave tonë janë e ardhmja e gjelbërt. Muaj më parë kemi pasur një raport të KFOR për degradimin mjedisor në Kosovë, që e konsiderojmë të domosdoshme”, tha ajo.

Komento: