Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri

18:22 | 15 Shtator 2026
Altin Krasniqi: S’ka luftëtarë të këqij – lufta s’ka përfunduar më 2020 por më 1999

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e popullit shqiptar.

Ai tha se asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike.

“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri”, thuhet në shkrimin e Krasniqit.

Komento: