Alvarez nuk do të stërvitet sot me Atletico Madridin, kjo është arsyeja

11:50 | 26 Gusht 2026

Julian Alvarez nuk do të marrë pjesë në seancën stërvitore të Atlético Madridit sot, pasi nuk është ndjerë mirë gjatë natës.

Raportohet se sulmuesi argjentinas ka probleme me stomakun dhe për këtë arsye do ta humbasë stërvitjen e sotme, raporton IndeksOnline.

Ajo situatë fizike vjen në ditët vendimtare kur pritet të vendoset e ardhmja e tij, qëndrimi “me zor” te Atletico apo largimi i preferuar i tij në drejtim të Barcelonës.

Komento: