Alvaro Morata hesht ‘zërat’, flet për të ardhmen e tij

10:38 | 05 Gusht 2023

Morata thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij.

Alvaro Morata ka vendosur për të ardhmen e tij dhe qëllimi është të mbetet te Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll ka qenë në qendër të mediave sa i përket të ardhmes së tij pasi ofertat nuk munguan.

30-vjeçari ishte prioritet i skuadrave të mëdha italiane si Roma, Juventus e Inter, por asnjëra nuk arriti transferimin e tij.

Edhe në Arabi e donin spanjollin, por oferta e duhur nuk ka ardhur dhe Morata duket se do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Ka qenë vet sulmuesi që ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se po mendon vetëm për Atleticon dhe se nuk mund t’i ndalë fjalët që e lidhin me shumë klube.

“Po punoj me Atleticon dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e tyre. Zërat për një largim të mundshëm? Epo, nuk mund t’i kontrolloj lajmet gjatë afatit kalimtar”.

“Unë për momentin mendoj vetëm për Atletico Madrid dhe dua të përmirësohem dhe të luaj për këtë klub”, u shpreh Morata.

Morata ka kontratë me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2024.

Komento: