Alves merr këtë vendim për të ardhmen

20:46 | 16 Maj 2022

Historia e dashurisë mes Barcelonës dhe Dani Alves mund të vazhdojë edhe përtej këtij sezoni, zbulon GOAL.

Mbrojtësi brazilian, i cili iu bashkua klubit nëntorin e kaluar, nënshkroi një kontratë në Camp Nou që skadon në verë, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ai e ka zemrën të vendosur të luajë në Kupën e Botës Katar 2022 më vonë këtë vit dhe beson se qëndrimi në Blaugrana mund të jetë shansi i tij më i mirë për të bërë skuadrën e Selecaos./ORAinfo/

Komento: