
Mund të tingëllojë e paqartë, por Dani Alves është i qartë për dy gjëra pas rikthimit të tij në Barcelonë.
E para është se e ka shijuar shumë dhe i është mirënjohës presidentit Joan Laporta dhe trajnerit Xavi Hernandez që e kanë bërë të mundur.

E dyta është se mënyra se si u trajtua lamtumira e tij, e cila iu duk e kuptueshme, nuk e bëri të ndihej shumë i lumtur, përcjell ORAinfo.
“Isha i lumtur që u ktheva në Barcelonë. Kam ëndërruar për pesë vjet të jetoja atë periudhë të dytë. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra se si u trajtua lamtumira ime. Që në momentin që mbërrita, e bëra shumë të qartë se isha jo më një djalë 20-vjeçar dhe se doja që gjërat të bëheshin ballë për ballë, pa i fshehur gjërat. Por ky klub e ka bërë atë gabim vitet e fundit. Barcelona nuk kujdeset për njerëzit që kanë bërë histori në klub ”, tha ai në një intervistë për “The Guardian”./ORAinfo/