Amaneti i Zahir Pajazitit u përmbush me Ushtrinë e Kosovës

08:39 | 15 Dhjetor 2018

Aamaneti i Zahir Pajazitit për Ushtrinë e Kosovës është përmbushur.

Me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri familja e njërit prej themeluesve të UÇK-së, Zahir Pajazitit, thotë që u përmbush amaneti i tij. Për fshatin Orllan e për familjen e Zahirit pas pavarësisë, Ushtria e Kosovës është gëzimi më i madh që kanë pasur.

Kur dje në Kuvendin e Kosovës u votua Ligji për Transformimin e FSK-së në Ushtri Kosova la gjurmë në kalendarin e historisë dhe jetësoi ëndrrën e shumë dëshmorëve të rënë për këtë vend. Si në tërë Kosovën festë pati edhe në familjen e heroit Zahir Pajaziti.

Ejup Pajaziti, vëllai i Zahir Pajazitit, ka thënë dje për gazetën “Zëri” se familja Pajaziti pas humbjes së jetës së Zahirit ka pasur vetëm dy gëzime, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Patëm ndjenjat më të papërshkruara, ishte gëzimi i dytë, shpallja e pavarësisë e para dhe tash formimi i Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Ejup Pajaziti.

Komento: