Ambasada amerikane do që të dalin para drejtësisë të gjithë keqpërdoruesit e luftës, pavarësisht kombësisë

12:35 | 15 Dhjetor 2020

Ambasada amerikane do që të dalin para drejtësisë të gjithë kri.minelët e luftës, pavarësisht kombësisë.

Ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse Tan dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u takuan dje me kryeparokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi dhe prokurorët e Departamentit të Kri.meve të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ambasada e SHBA-së njofton se të dy ambasadorët theksuan zotimin e Amerikës për t’i vënë para drejtësisë të gjithë kri.minelët e luftës, pavarësisht kombësisë.

“Më 14 dhjetor, ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan dhe ambasadori Kosnett u takuan me kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorët nga Departamenti i Kri.meve të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), përfshirë edhe shefin Blerim Isufaj. Të dy ambasadorët ritheksuan zotimin e Shteteve të Bashkuara për të sjellë të gjithë kri.minelët e luftës para drejtësisë, pavarësisht kombësisë së tyre. Ambasadori Kosnett tha se “përgjigja ndaj padrejtësisë është më shumë drejtësi”. Ndërsa ambasadori Tan foli lidhur me sfidat shqetësuese me të cilat përballet PSRK në përmbushjen e këtyre çështjeve të rëndësishme”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Në anën tjetër, Lumezi i ka informuar ambasadorët për disa hapa të ndërmarrë lidhur me hetimin e kr.imeve të luftës.

“Gjatë takimit, prokuroria kishte mundësinë t’u drejtohej ambasadorëve dhe t’i njoftoj me disa nga sfidat me të cilat përballen; Kryeprokurori i Shtetit Lumezi i informoi ambasadorët se për derisa zyra e tij kishte ndërmarrë hapa thelbësorë, PSRK trashëgoi më shumë se 900 raste të papërfunduara nga EULEX dhe u deshën më shumë resurse për të lëvizur para. Shefi Isufaj informoi grupin se mungesa e koordinimit me Serbinë dhe paaftësia për t’iu bashkuar INTERPOL-it dhe grupeve tjera ndërkombëtare, paraqitën pengesë në punën e tyre. Në fund, zëvendës-shefi Valdet Gashi foli për 19 aktakuzat që zyra e tij kishte ngritur që nga viti 2018, dhe një rast i cili arriti deri në gjykimin përfundimtar”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Drejtësisë Penale Globale dhe ambasada amerikane u zotuan për mbështetje shtesë për Departamentin e Kr.imeve të Luftës.

Komento: