Ambasada amerikane në Irak paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga rajoni

10:25 | 15 Mars 2026
ambasada-amerikane-ne-irak-paralajmeron-qytetaret-e-saj:-largohuni-menjehere-nga-rajoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

Në një paralajmërim zyrtar, ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi.

“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Paralajmërimi vjen në një moment kur Iran ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në disa vende të rajonit.

Sipas raportimeve, SHBA u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga shumë vende në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, autoritetet amerikane kanë urdhëruar gjithashtu punonjësit qeveritarë jo-emergjentë dhe familjarët e tyre të largohen nga Oman./TCH

Komento: