Ambasada amerikane në Prishtinë del edhe me një thirrje për votuesit

11:40 | 14 Shkurt 2021

Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të dalin sot të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mos lejoni që pandemia t’ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën tuaj, vishni një maskë, dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve vendore. # Kosovovotes2021”, shkruan Ambasada amerikane në Facebook.

Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet për legjislacionin e tetë.

Komento: