Ambasada amerikane në Prishtinë del në përkrahje të Ukrainës

18:30 | 25 Shkurt 2022

Ukraina ka marrë përkrahje të madhe nga disa shtete.

Nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë kanë thënë se qëndrojnë krahë Ukrainës pas fillimit të agresionit të Rusisë ndaj këtij shteti, shkruan Gazeta Express.

“Edhe në ditët më të errëta, dritat tona shkëlqejnë si një”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “Twitter”.
Poashtu më tutje në postim thuhet se ShBA-të dhe Kosova qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën.

“Edhe në ditët më të errëta, dritat tona shkëlqejnë si një.

“Populli ukrainas ka njohur 30 vjet pavarësi dhe ka treguar vazhdimisht se nuk do të tolerojë askënd që përpiqet ta kthejë vendin e tyre prapa.” Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë #Të BashkuarMeUkrainë”, thuhet në postim.

Komento: