
Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se është duke ndërmarrë hapat për t’iu kthyer normalitetit dhe punëve të përditshme, pasi edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë vendosur për rihapje.
“Derisa Kosova po rihapet, Ambasada e SHBA’së gjithashtu është duke marrë hapa drejt rifillimit të punës normale”, thuhet në njoftimin e ambasadës në faqen zyrtare në Twitter.

Në një video të publikuar ndërkohë shpjegohen të gjitha masat që Ambasada ka marrë duke qenë se COVID-19 vazhdon të jetë ende prezent.
“Shikoni se si Kerrie shpjegon masat e që Ambasada është duke i marrë kundër kërcënimit të COVID-19 që vazhdon të jetë prezent. Shpresojmë të shihemi së shpejti”, thuhet ndër të tjera.