Ambasada Amerikane për 8 Mars: Në Kosovë ka gra që do të bëjnë ndryshime

11:41 | 08 Mars 2020

Sot po festohet 8 marsi, që ndryshe njihet si Dita e Gruas.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për festën e 8 marsit ka vendosur të shpërndajë një fotografi të grave kosovare të cilat janë pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ato po punojnë për të bërë ndryshime.

Gjithashtu në këtë festë ndërkombëtare ata vendosën të shpërndajnë një thënie të Nënës Tereza “Unë vetëm nuk mundem ta ndryshojë botën, por unë mund të hedhi një gur nëpër ujëra për të krijuar gurgullimë”, thuhet në mbishkimin e fotografisë.

Komento: