Për situatën në veri ka reaguar pas situatës në veri.
Ambasada e Amerikës është deklaruar rreth tensioneve në veri të vendit e cila mbanë qëndrim te pandryshuar ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të ulen tensionet e krijuara pas vendimit te qeverise se Kosovës për reciprocitet me targa karshi Serbisë.
Kësisoj, apeli i fuqive ndërkombëtare fton që të ndermirën hapa të menjëhershëm për deeskalimin e situatës dhe fton palët që të zgjedhin cështjen e tabelave dhe çështjeve nëpërmjet procesit të dialogut të facilituar nga BE-ja.Përgjigja e ambasadës kërkon te ju referohemi mesazhit të të Ngarkuarit me punë pranë Ambasadës amerikane, Nick Gaicobbe.
Ai, nëpërmjet platformës “Twitter, deklaroi se “nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. “Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka deklaruar ai.