Ambasada Amerikane: Urime Kosovë, mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti

13:48 | 03 Qershor 2020

Pas votimit të Qeverisë Hoti nga Kuvendi i Kosovës, ka ardhë reagimi nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Në urimin zyrtar, thuhet se ambasadaba e SHBA-ve mezi pret të punojë me qeverinë Hoti.

“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Komento: