Shqipëria sot ka zgjedhur Presidentin e ri.
Ambasada Amerikane ka uruar zotin Bajram Begaj për zgjedhjen ë postin e kreut të ri të shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasada ka uruar Presidentin e ri dhe ka vlerësuar punën e deritanishme si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.
Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në postimin e Ambasadës.