Ambasada amerikane uron kadetët kosovarë të diplomuar në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

17:04 | 28 Maj 2024
ambasada-amerikane-uron-kadetet-kosovare-te-diplomuar-ne-akademine-ushtarake-te-shba-se

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka uruar kadetët kosovarë të diplomuar në Akademinë Prestigjioze Ushtarake të SHBA-së.

Kjo ambasadë ka pritshmëri që këta kadetë të japin kontributin me kolegët në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe njohuritë e fituara atje, përcjell klankosova.tv.

”Urime të gjithë të diplomuarve të Klasës së vitit 2024, dhe një thirrje speciale për Vesa dhe Andrin, kadetët kosovarë që u diplomuan në Akademinë Prestigjioze ushtarake të SHBA-së, West Point! Ne presim kontributin tuaj të çmuar dhe ndërsa ndani njohuritë dhe përvojat tuaja me kolegët tuaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Komento: