Ambasada amerikanë uron Konjufcën, ka këtë kërkesë për Kurtin e Mustafën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasada amerikanë uron Konjufcën, ka këtë kërkesë për Kurtin e Mustafën

18:41 | 26 Dhjetor 2019

Pas seancës konstituive të Kuvendit ka reaguar Ambasada amerikane në Prishtinë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit, raporton Express.

Përmes një njoftimi, nga ambasada kanë kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, që të punojnë që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë që ambasadat në vend ka kohë që kanë nisur thirrjet për krijim sa më të shpejtë të institucioneve në vend, derisa, kanë pasur edhe disa vizita te dy partitë LVV – LDK, që po negociojnë për koalicion.

Komento: