Ambasada austriake dënon sulm*in në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

14:38 | 30 November 2024
ambasada-austriake-denon-sulm*in-ne-iber-lepenc:-pergjegjesit-te-dalin-para-drejtesise

Ambasada austriake në Kosovë ka dënuar sulmin në Ibër-Lepenc.

Në reagimin e kësaj ambasade thuhet se ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenac. Kanali është thelbësor për furnizimin me ujë dhe për funksionimin e termocentralit më të madh të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Komento: