Ambasada britanike inkurajon pjesëmarrjen në zgjedhje: Ende ka kohë për të votuar

18:30 | 07 Qershor 2026
ambasada-britanike-inkurajon-pjesemarrjen-ne-zgjedhje:-ende-ka-kohe-per-te-votuar

Ambasada britanike në Kosovë ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Përmes një deklarate, ambasada ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë vëzhguar procesin e votimit në zona të ndryshme të Kosovës.

“Ekipet e ambasadës sonë kanë vëzhguar zgjedhjet sot në pjesë të ndryshme të Kosovës. Është mirë të shohësh votuesit në Kosovë duke i ushtruar të drejtat e tyre demokratike”, thuhet në deklaratë.

Tutje, Ambasada ka theksuar se ende ka kohë për të votuar, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Komento: